Prishtina është porta kryesore e Kosovës dhe pikënisja ideale për të zbuluar vendin me veturë. Edhe pse transporti publik ekziston, një veturë me qira ju jep liri për rrugëtime jashtë qytetit, orare fleksibile dhe rehati. Në këtë udhëzues kemi përmbledhur gjithçka që duhet të dini para se të merrni veturë me qira në Prishtinë.

Çmimet e qirasë në Prishtinë

Çmimet varen nga klasa e veturës, sezoni dhe kohëzgjatja. Klasa ekonomike është më e volitshmja; veturat automatike, SUV dhe 7–9 vende kanë çmim më të lartë ditor. Çmimi që shihni te ne përfshin TVSH-në dhe s'ka kosto të fshehura. Çmimet aktuale i shihni drejtpërdrejt te lista e veturave.

Qira pa kartë krediti

Dallimi ynë më i madh: pagesa bëhet me marrjen e veturës, me para në dorë ose kartë. Pa tërheqje online dhe pa bllokim të kartës. Detajet i gjeni te artikulli për qira pa kartë krediti.

Dokumentet e nevojshme

  • Patentë e vlefshme (patentat e Kosovës, BE-së, Gjermanisë e Zvicrës pranohen)
  • Pasaportë ose letërnjoftim
  • Mosha minimale 18 vjeç (mund të ndryshojë sipas veturës)

Dorëzimi në aeroport

Veturën mund ta merrni në Aeroportin e Prishtinës (PRN); ndani të dhënat e fluturimit dhe ju presim në terminal. Qendra e Prishtinës është rreth 18 km larg.

Si bëhet rezervimi?

Zgjidhni datat, shihni veturat e lira, klikoni atë që ju pëlqen dhe plotësoni formularin. Rezervimi shkon te ekipi ynë dhe konfirmohet në WhatsApp brenda minutash. Rezervoni veturën sot.