Përveç veturës, mund të shtoni disa shërbime që e bëjnë udhëtimin më komod e të sigurt. Ja opsionet kryesore.

Shofer shtesë

Nëse do të drejtoni me radhë në rrugë të gjata, shtoni një shofer shtesë gjatë rezervimit për siguri dhe rehati.

Ulëse për fëmijë

E rëndësishme për familjet me fëmijë. Kërkojeni paraprakisht që ta përgatisim sipas moshës së fëmijës. Shihni artikullin për sigurinë e fëmijëve.

GPS dhe ekstra të tjera

Navigacion, km shtesë ose pajisje të tjera mund t'i shtoni sipas nevojës — të gjitha me çmim të qartë.

Si t'i kërkoni?

Zgjidhni shërbimet shtesë gjatë rezervimit ose na shkruani te kontakti. Pagesa bëhet me dorëzim.